Telegrafi

Avokatët kërkojnë t’u mundësohet lëvizja e lirë për t’i kryer punët

Oda e Avokatëve të Kosovës, ka reaguar në lidhje me kufizimin e lëvizjes së tyre, si pasojë e disa qyteteve të cilat tashmë me vendim të MSH-së, janë karantinuar.

Kryetari i OAK ka gjetur përkrahjen dhe dakordimin që vendimi për kufizimin e lëvizjes, do të plotësohet dhe avokatëve do t’u mundësohet liria e lëvizjes sikurse Institucioneve tjera të drejtësisë.

“Me rastin e nxjerrjes së vendimit nga institucionet e vendit për futjen në karantinë të qyteteve si Prishtina, Ferizaji, etj. Në këtë vendim avokatët nuk janë të përfshirë që të lëvizin lirshëm, për kryerjen e punëve të domosdoshme.

Kryetari i OAK-së, ka zhvilluar biseda me organet dhe institucionet kompetente, për të kërkuar që avokatët të lëvizin lirshëm kur ata kanë për të kryer punët e tyre.

Gjatë bisedave të zhvilluara, kryetari ka gjetur përkrahjen dhe dakordimin që vendimi për kufizimin e lëvizjes, do të plotësohet dhe avokatëve do t’u mundësohet liria e lëvizjes sikurse Institucioneve tjera të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.