Në konferencën e dytë statusore për çështjen e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, mbrojtja ka kërkuar që dorëzimi i dokumenteve të bëhet në mënyrë të organizuar.
Avokati i Thaçit, David Hooper ka thënë se materialet e prezantuara janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Ai ka thënë se janë bërë punë në përgjithësi dhe jo të specifikuara.
“Ju jeni në dijeni për formatin e listës që ka shoqëruar materialin që keni dorëzuar. Këto materiale janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Janë bërë punë në përgjithësi dhe jo të specifikuara. Kur ceken krimet duhet të jenë krime kundër njerëzimit apo çfarë krime. Në lidhje me nxjerrjen e materialeve neve na duhet informacion për kategoritë por edhe për llojin e materialit na jepet”, ka thënë ai.
Kurse avokati i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Ben Emmerson ka thënë se është detyrim i prokurorisë që t’i plotësojë kërkesat e nxjerrjes së materialeve sipas legjislacionit.
“Nuk është praktike që në këtë fazë mbrojtja të bëjë parashtrime me përshtatshmërinë e materialeve”, ka thënë ai.
Avokati i Jakup Krasniqi, Aydan Elis tha se kanë marrë sasi të madhe materialesh dhe nuk kanë pasur mundësi t’i lexojnë të gjitha.
“Në materialet që i kemi marrë me 11 dhe 15 dhjetor, jemi duke i lexuar, është sasi shumë e madhe materialesh dhe nuk kemi pas mundësi t’i lexojmë të gjitha, sot nuk jemi në gjendje të japim ndonjë përditësim më të kuptimshëm lidhur me të. Lidhur me rregullën 109 – c , realiteti është që nuk kemi arritur mes palësh të bëjmë ndonjë progres. Ne mbështesim atë që tha mbrojtja e Selimit dhe parashtrimi me shkrim që bëri mbrojtja e Thaçit. Ne themi që formulimi i rregullës 109- c është i qartë dhe kërkon që pala që bën nxjerrjen e materialit të kategorizojë informacionet lidhur me akuzat. Në një çështje gjyqësore si kjo ajo që kërkohet është që të bëhet lidhja me akuzën konkrete dhe vendin ku ka ndodhur vepra e pretenduar. Për qëllimin e rregullës 109-c, ne duhet të ndihmohemi si palë marrëse e këtyre informacioneve duke bërë kategorizimin e tyre dhe duke bërë një etiketë të tillë si krimet bazë që është kaq e gjerë nuk na ndihmon”, tha Aydan Elis. /Telegrafi/