Për shkak të mungesës së tre avokatëve, gjykata anulua seanca e sotme për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Toplik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
gjyqtari Osman Shabani dëno me gjobë në të holla për 1.000 euro avokatët e të akuzuarit të ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieskit, Ellenko Millanov dhe Sanja Aleksiq, dhe avokatin nga Shtipi Donço Minkov, duke thënë se edhe pse ata ishin thirrur për sot në seancë gjyqësore ata nuk u paraqit në gjyq. Avokatët me parashtresat me shkrim të dërguara më 19 shtator kanë informuar Gjykatën se për shkak të gjykimit të ngjarjeve të 27 prillit nuk do të jetë në gjendje të marrin pjesë në seancë për lëndën “Toplik.”
I akuzuari Janakieski u lut që të mos mbahet seanca sepse, siç tha ai, personalisht ai dëshiron që procesi sa më shpejtë të mbaroj sepse është i bindur se është i pastër, dhe se nuk mund të angazhoj avokatë tjerë në mes të procesit sepse procedura është në fazën përfundimtare. /Telegrafi/