Telegrafi

Avokatët e Janevës dhe “Boki 13” ende shikojnë provat për rastin “Haraçi”

Ekipi i avokatëve të Katica Janevës vazhdon të shikojë provat në për rastin “Haraçi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Irena Frçkoska dhe Delo Kadiev edhe sot ishin në Prokrurinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata analizuan dëshmitë e dëshmitarëve, shikuan pamjet. Ata deklaruan se nuk mund të komentojnë provat, ndërsa këtë nuk e dëshiron as Janeva. Ajo sot nuk mori pjesë në shikimin e provave. Dje ajo u largua më herët nga prokuroria. Sipas avokatëve të saj, ajo shikoi deklaratat e prokurorëve nga PSP, Lile Stefanovës dhe Rustemit. Në një deklaratë të shkruar, ata zbuluan se prokuroja speciale Janeva i urdhëroi ata që të mbyllnin rastin “Perandoria”, duke rekomanduar që askush të mos shkojë në burg.

Avokati i Bojan Jovanovskit do të shikoj përsëri provat javën tjetër. “Boki 13” të mërkurën e kishte ballafaqimin e parë me provat me të cilat dyshohet se ka marrë ryshfet dhe larje të parave. Avokati i tij tha se ata kishin parë materialet e regjistruara video dhe audio, duke lexuar deklaratat e dëshmitarëve. Sipas palës mbrojtëse Dukovski, masat PIM nuk ishin domethënëse.

Për shkak të shqyrtimit të dëshmive të dy dëshmitarët ende nuk kanë dëshmuar para prokruroes Vilma Ruskovska./Telegrafi/