Telegrafi

Avokatët e Florenzit: Ka luajtur bixhoz, por asnjëherë në ndeshje futbolli

Avokatët e Alessandro Florenzit konfirmojnë se mbrojtësi i Milanit pranoi se ka luajtur bixhoz duke përdorur faqe të paligjshme, por kurrë nuk ka vendosur baste në ndeshje futbolli.

Italiani u vu nën hetim dje dhe pasditen e sotme kaloi një orë duke dhënë deklaratë në prokurorinë publike të Torinos, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm për lojërat e paligjshme të fatit në futboll.

“Alessandro Florenzi foli me prokurorin publik Manuela Pedrotta, duke sqaruar pozicionin e tij dhe duke ripohuar se ai është i pastër për çdo lloj bastesh mbi futbollin, dhe as nuk ka dalë ndonjë provë apo sugjerim tjetër në këtë kuptim”.

“Ai e kuptoi gjithashtu se luajti në platforma të paligjshme dhe i dha prokurorit publik të gjitha sqarimet e kërkuara, duke shpresuar që të përcaktojë pozicionin e tij sa më shpejt të jetë e mundur”, , thuhet në një deklaratë nga avokatët Gianluca Tognozzi dhe Antonio Conte.

Ndërsa Sandro Tonali dhe Nicolò Fagioli kanë rrëfyer të dy se kanë vënë baste në ndeshjet e futbollit, ndaj u dënuan respektivisht nga 10 dhe shtatë muaj.

Megjithatë, Nicolò Zaniolo dhe Florenzi të dy këmbëngulin se kanë luajtur ndonjëherë vetëm në faqe të paligjshme për lojëra të tilla si poker dhe black jack .

Lexo po ashtu Vazhdon skandali i basteve në Itali, Florenzi është lojtari i fundit nën hetim për lojëra fati të paligjshme

Lojtarët e Aston Villas dhe Milanit pritet të marrin vetëm gjoba për këtë, në vend të pezullimit nga futbolli.

Ndërsa Zaniolo dha deponimin e tij muajin e kaluar, nuk ka pasur asnjë lajm të mëtejshëm se çfarë masash do të merren kundër tij. /Telegrafi/