Site icon Telegrafi

Avokatët e demokratëve përfunduan argumentimin kundër Trumpit: Çfarë do të ndodh më tutje?

Sot ishte dita e tretë e gjyqit për fajësimin e Donald Trumpit, ku ky i fundit po akuzohet për nxitjen e mbështetësve që të sulmojnë Kongresin amerikan më 6 janar.

Avokatët e partisë demokratike kanë përfunduar paraqitjen e argumenteve kundër ish-presidentit amerikan në gjyqin e Senatit. Ky i fundit është shtyrë për deri nesër në mesditë.

“Ne me përulësi, ju kërkojmë të dënoni presidentin Trump për krimin që është fajtor me shumicë dërrmuese. Sepse nëse nuk e bëni këtë, nëse pretendojmë se kjo nuk ka ndodhur, ose më keq, nëse e lëmë të mbetet pa përgjigje, kush thotë se nuk do të ndodhë më?”, tha në fjalën përmbyllëse avokati, Joe Neguse.

Avokati kryesor i fajësimit, Jamie Raskin falënderoi anëtarët e Senatit për “vëmendjen dhe seriozitetin” që ata demonstruan gjatë prezantimeve të tyre, raporton cnn.

“Ne kemi bërë përpjekjet tona më të mira për të paraqitur çdo fakt të rëndësishëm që ne e dimë në dritën më objektive dhe të ndershme. Ne besojmë, shpresojmë, që mbrojtja të kuptojë gravitetin kushtetues dhe solemnitetin e këtij gjyqi duke u përqendruar si një rreze lazer mbi faktet dhe të mos kthehet në argumentin kushtetues që tashmë është vendosur nga Senati”, tha Raskin në fjalën përfundimtare, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës së tyre të fundit të prezantimeve, menaxherët akuzuan se kryengritësit kryen sulmin e tyre në Kongresin amerikan në emër të Trumpit dhe ata përdorën fjalët e kryengritësve dhe gjatë sulmit për të treguar se besonin që po vepronin sipas këshillave të Trumpit.

Çdo të ndodh më pas: Ekipi mbrojtës i Trumpit do të ketë tani mundësinë për të argumentuar kundër dënimit për dy ditë.

Senatorët do të kenë kohë të bëjnë pyetje për të dy ekipet ligjore pasi të përfundojnë ditët fillestare të argumenteve. Pas pyetjeve dhe përgjigjeve, të dy ekipet ligjore do të debatojnë mbi nevojën e thirrjes së dëshmitarëve dhe dokumenteve. Senati do të votojë dhe do të kërkohet një shumicë për të vazhduar me këto thirrje.

Pastaj do të ketë deri në katër orë argumente mbyllëse dhe një kohë të paspecifikuar për senatorët për të menduar. Pastaj një votim mbi nenin e fajësimit. /Telegrafi/

Exit mobile version