Site icon Telegrafi

Avokatët dalin hapur kundër noterëve në Maqedoni

Oda e Avokatëve do t’i ndjekë të gjithë anëtarët që bashkëpunojnë me noterët dhe japin lirime për lëndët që kushtojnë mbi 10 mijë euro. Me ligjin e ri për veprimtari noteriale, gjatë lidhjes së marrëveshjeve të këtilla, patjetër prezent të jetë edhe një avokat e jo si më parë ku mjaftonte vetëm noteri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çdo noter që do të ketë lëndë pa këtë dëshmi duhet ta humb licencën. Jo çfarëdo shpërblimi, jo pako shërbimesh, por në përputhje me tarifën e avokatëve që Këshilli drejtues e uli në interes të qytetarëve”, deklaroi Nikolla Dodevski, kryetar i Odës së Avokatëve.

Dodevski thotë se problem rreth zbatimit të ligjit për noter ka shkaktuar interpretimi joligjor autentik i ministrit të Drejtësisë Valdet Xhaferi./Telegrafi/

Exit mobile version