Pasagjerja 50-vjeçare që po udhëtonte me Air India nga Mumbai për në Londër, është arrestuar për shkak të sjelljeve agresive ndaj ekuipazhit dhe udhëtarëve.
Avokatja irlandeze që ishte në gjendje të dehur, ecte këmbëzbathur dhe iu kundërvihej të gjithëve që ndodheshin në klasën e biznesit, vetëm pse nuk i shërbyen edhe një gotë verë, transmeton Telegrafi.
“Jam avokate ndërkombëtare për të drejtat e njërit, ndërsa ju më ktheni prara pa më shërbyer si duhet”, ka thënë ajo, duke përdorur edhe shumë fjalë banale.
Stafi i aeroplanit janë munduar ta ndalojnë, por meqë nuk kanë të drejtë të përdorin forcën fizike, e patën të pamundur ta ndalojnë.
Ende nuk është bërë e ditur, nëse ajo po vazhdon të mbetet në arrest, apo është liruar deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/
https://youtu.be/pUvmqedvr8k