Ka hyrë në treg një ndër frytet më të popullarizuara për momentin, me madhësi gjigante që është sa pesë herë forma normale.
Përkundër formave ekstreme, të ashtuquajturat Avozillas, e kanë edhe më tutje shijen sikur të avokados dhe masa është më tutje e butë si buteri, transmeton Telegrafi.
Kultivuesit me bazë në Queenlsand të Australisë, ia kanë dalë që ta rrisin këtë varietet deri në 1.8 kilogramë, megjithëse shumica e tyre kanë peshë prej 1.2 kilogramëve.
Megjithëse frytet që rriten në masë të madhe, e humbin shijen dhe janë më shumë drunore, këto vazhdojnë ta ketë brendinë dhe shijen e njëjtë.
Përparësi e këtyre është çmimi i lirë prej 12 dollarëve, teksa mund të shfrytëzohet për një javë, pa i dalë afati i përdorimit.
Blerësit kanë thënë se me gjysmën e njërës avokado, kanë mundur t’i lyejnë nëntë copa bukë, gjë që do ishte e pamundur me ato të formave të zakonshme. /Telegrafi/