Telegrafi

Avokati i Janevës: Ajo është viktimë në rastin ‘Haraçi’

Avokati Stevan Pavleski i cili mbron Katica Jaevë, për aferën ‘Haraçi’ thotë se ajo është viktimë në këtë rast dhe se do të vërtetohet kjo. Sipas tij, Janeva ka qenë liberale kur është dashur të vendosë nëse të dyshuarit duhet të shkojnë në paraburgim.

“Ajo është e vetmja që lejonte paraburgim shtëpiak, kthim të dokumenteve të udhëtimit”, thotë Pavlevski duke shtuar se Janeva është viktimë në këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i Janevës potencoi se prokurorja Ruskovska e cila udhëheq me rastin ‘Haraçi’ ka qenë e kënaqur me deklaratën e djeshme të Janevës.

“U përgjigjëm te të gjitha pyetjet e prokurorit publik. S’kishte asnjë problem”, tha avoakti i Janevës.

Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për Janevën, dyshohet për përfshirje në rastin “Haraçi”

I pyetur nëse dje Ruskovska e ka pyetur Janevës për mobiljet prej pesë mijë euro që sot u konfiskuar, Pavleski tha se nuk është biseduar për këtë./Telegrafi/