Telegrafi

Avni Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit dhe Infrastrukturës

Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti i ka uruar për detyrën dhe përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Kujtojmë se Zogiani ishte emëruar në Qeverinë Kurti I, në të njëjtën pozitë në ministrinë që drejtohej nga Lumir Abdixhiku. /Telegrafi/