Aktivisti i shoqërisë civile, i cili ishte kritikues i veprimeve të institucioneve, Avni Zogiani është eliminuar nga gara për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Gazeta Blic ka marrë vesh se Komisioni Parlamentar ka përzgjedhur dy kandidatë në garën e mëtutjeshme për drejtor të këtij agjencioni. Shaip Havolli dhe Burim Sadiku janë emrat që Komisioni i ka përzgjedhur në listën e ngushtë për drejtor të AKK-së.
“Avni Zogiani ështe eliminuar nga gara”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Merret vesh se gjasat më të mëdha për të ardhur në krye të këtij agjencioni i ka Havolli.
“Shaip Havolli konsiderohet si i afërm me PDK dhe me Kadri Veselin dhe i ka gajsat më të mëdha për të ardhur në krye të këtij agjencioni”, tha ky burim.
Mbedhja e komisionit në përzgjedhjen e kandidatëve ka zgjatur më shumë se shtatë orë. Ndryshe, AKK që nga themelimi, për dy mandate është udhëhequr nga Hasan Preteni.