Telegrafi

Avni Kastrati lirohet nga detyra e zëvendësministrit të MTI-së

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, pritet që javën e ardhshme të lirohet nga detyra e tanishme, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

“Javën tjetër do të merret vesh. Ende nuk janë përfunduar detajet e takimit. Vëmendja qëndron njëherë në Konventën e PDK-së”, bëjnë të ditur burimet.

Telegrafi po ashtu merr vesh që Kastrati pritet që të kandidohet sërish për kryetar të Komunës së Mitrovicës. /Telegrafi/