Avni Kastrati, sot i ka dorëzuar postin e zëvendësministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ish-zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa.
Telegrafi ka siguruar një fotografi, të dorëzimit të këtij mandati.
Po ashtu, Telegrafi merr vesh që Kastrati do të angazhohet në punët e selisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndërkaq, burime të Telegrafit bëjnë të ditur që në vend të Mustafës do të vij ish deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës mandatin e kaluar, Behar Selimi./Telegrafi/