Gara për të parin e Prishtinës në mes partive politike pritet të jetë e “nxehtë” në vjeshtën e vitit 2017.
Disa nga partitë ende nuk kanë vendosur se kush do të jenë kandidatët e tyre për kryetar të komunave.
Ditëve të fundit janë përfolur emra se kush do të udhëheq me Prishtinën e cila aktualisht është nën drejtimin e Shpend Ahmetit nga ana e Vetëvendosjes.
Ahmeti ka thënë se ende nuk ka vendosur se a do të rikandidojë edhe për një mandat të ardhshëm në Prishtinë.
Ndërkaq nga LDK-ja mbrëmë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se do të ishte i gatshëm të kandidonte për kryetar të Prishtinës nëse do ta propozonte partia.
Sot në media u përfol emri i kryetarit të degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi si kandidat i mundshëm nga radhët e AAK-së.
Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë Arifi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk kandidon.
“Partia e di se që nga zgjedhja ime si kryetar dege jam deklaruar se nuk jamë kandidatë për kryetar, dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Arifi.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtën e vitin 2017. /Telegrafi/