Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti duke folur për fryrjen e listave të veteranëve, thotë se ndikimi erdhi nga njerëzit e politikës që i korruptuan ushtarët dhe anëtarët e komisionit.
Ajeti thotë thotë se ka qenë dër të parët që ka ngritur zërin për listat e fryra.
“Unë kam qenë njëri prej të parëve që kam reaguar për listat kur janë publikuar. Ndikimi erdhi nga njerëzit në komision që u korruptuan”, tha ai.
Ajeti një pjesë të fajit e hedh edhe te partia në pushtet, PDK-ja, që sipas tij, e kanë politizuar shoqatën e veteranëve.
“Shoqata është e politizuar nga PDK-ja dhe e kapur nga ata ushtarë që e kanë një vend pune ose keqpërdoren shoqatën”, thotë Ajeti për Indeksonline.
Ajeti konsideron se disa ushtarë janë kushtëzuar me një vend pune dhe nuk kanë guxim të flasin publikisht për parregullsitë që janë bërë me lista.
“Sepse disa ushtarë janë kushtëzuar me një vend pune dhe nuk kanë guxim të flasin dhe të mos ia kryejnë shërbimet atyre njerëzve më të lart në hierarki se ta. Një pjesë të fajit e kanë edhe vetë anëtarët e komisionit, pra bashkë me luftëtarët sepse edhe ata vepruan me direktiva”, tha ai.
Numri i veteranëve luftëtarë që kanë aplikuar dhe pas shqyrtimit të ankesave ka dal të jetë 46 mijë e 230.
Ky numër e kishte befasuar edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Ndërsa Lëvizja për Bashkim, që edhe kryetari i saj Valon Murati ka qenë në UÇK, i ka bërë thirrje prokurorisë të nis hetime për listat e fryra.