Telegrafi

Avioni rus shkel hapësirën ajrore të Estonisë

Sipas zyrtarëve të Ushtrisë estoneze, avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë në afërsi të ishullit Vajndlo.

Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë sot i ka dërguar një notë proteste ambasadorit rus në Talin, transmeton KosovaPress.

Por, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se të gjitha fluturimet e Forcave Ajrore të Rusisë kanë kryer fluturimet në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore mbi ujërat neutrale, pa shkelur kufijtë e shteteve të tjera.

Shkelja e vijës kufitare estoneze, ndodh në ngritjen e tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë. Për të parandaluar një agresion të Rusisë ndaj shteteve baltike dhe skandinave, SHBA dhe trupat tjera të NATO-s kanë filluar të grumbullohen në këto shtet, përfshi dhe Poloninë.