Site icon Telegrafi

Avioni “Nënë Tereza” ateroi në Kosovë!

Ylli i pestë erdhi. “Nënë Tereza”, avioni i pestë i tipit Airbus A319 për MyWings ateroi suksesshëm në Prishtinë dhe u bashkua me flotën e avionëve!

Për nder të kontributit të jashtëzakonshëm të Nënë Terezës, avioni që do të bartë logon e kompanisë MyWings është emëruar “Nënë Tereza”, i cili do të shërbej për linjat nga Prishtina për në Evropë dhe do të pozicionohet për 4 vitet e ardhshme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Gjithashtu, MyWings arriti një moment historik me tejkalimin e trafikut të vitit të kaluar, duke realizuar mbi 1,000 fluturime me mbi 125,000 vizitorë në bord.

Këtë vit MyWings do të lidhë Prishtinën, Shkupin dhe Ohërin më mirë se çdo herë tjetër, me 16 destinacione, ku përfshihen Bremen Airport, Copenhagen Airport (CPH), Dortmund Airport, Düsseldorf Airport, Bodensee-Airport Friedrichshafen, Flughafen Memmingen, Göteborg Landvetter Airport, Malmö Airport , Helsinki Airport, Aeroports de Lyon, EuroAirport Basel Mulhouse Freiburg, Maastricht Aachen Airport, Munich Airport, Stockholm Skavsta Airport, Paderborn-Lippstadt Airport dhe Flughafen Stuttgart.

Një nga partnerët kryesorë të MyWings është kompania MySky24, ndër më seriozet në vendin tonë, e cila merret më organizimin e udhëtimeve tuaja drejt vendlindjes duke u siguruar çdo herë që udhëtimi juaj të jetë i rehatshëm, i shpejtë dhe me çmim super të mirë.

MySky24 jua sjell vendlindjen më afër. Rezervoni tani online udhëtimin tuaj në www.mysky24.com dhe përfitoni ekstra 5% zbritje në ÇDO BILETË.

Kemi kënaqësinë të ju kemi në BORD!

Për më shumë, kontakto në:

Web: www.mysky24.com
Facebook: 
MySky 24
Nr. Tel: +383 48 555 351
E-mail: 
info@mysky24.com

Exit mobile version