Avioni më i madh elektrik në botë, do të fluturojë për herë të parë në qiell, raporton The Guardian.
Caravan Cessna, i pajisur me një motor elektrik, pritet të fluturojë për 20-30 minuta të enjten mbi shtetin e Washingtonit në SHBA, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se avioni mund të transportojë nëntë pasagjerë, ndërkaq një pilot testues do të ndërmarrë fluturimin inagurues, duke dalë në det me një shpejtësi prej 183 kilometra për orë.
Prodhuesi i motorit, magniX shpreson se avioni mund të hyjë në shërbim tregtar deri në fund të vitit 2021 dhe të ketë një shtrirje prej 160 kilometrave.
Bëhet e ditur se një numër i ndërmarrjeve janë duke punuar në aeroplanët elektrikë, megjithëse do të nevojiten progrese të mëdha në zvogëlimin e peshës së baterive, para se aeroplanët e mëdhenj të mund të fluturojnë në distanca të konsiderueshme vetëm me energji elektrike.
Burimet e tjera të energjisë që po testohen përfshijnë qelizat e karburantit të hidrogjenit dhe biokarburantet. /Telegrafi/