Site icon Telegrafi

Avioni i Erdoganit bëri xhiro mbi Turqi, shikojeni çfarë kapen radarët (Video)

Presidenti turk Erdogan, i cili ishte me pushime në qytetin turistik të Marmaris, kur filloi grushti i shtetit, u nis me një avion privat, i cili nuk kishte destinacion të përcaktuar.

Radarët kanë regjistruar momentin kur avioni i presidentit është sjellë vërdallë në ajër mbi Turqi dhe nuk e kaloi asnjëherë kufirin.

Lexo po ashtu Rrugët e Turqisë sot (Foto)

Avioni fluturoi gjatë në formë rrethi për tu ulur më pas në Stamboll, ku presidenti u prit nga një turmë e madhe njerëzish, ndërsa grushti i shtetit kishte dështuar.

Exit mobile version