Aeroplanë luftarakë turq kanë fluturuar mbi ishujt grekë Itzis dhe Castellorizo sot pa paraqitur një plan fluturimi, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm grek.
Dy avionë luftarakë turq kanë fluturuar mbi ishullin Naosis në një lartësi prej rreth 7.600 metrave, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA.
Gjithashtu, dy aeroplanë luftarakë turq fluturuan mbi dy orë e gjysmë më parë mbi ishullin e Castellorizo, në një lartësi prej 1,200 metra dhe 7,600 metra, si dhe ishullin Ro, pranë bregut të Turqisë.
Tensionet mes dy shteteve fqinje vijnë pasi që Athina zyrtare sot më herët paralajmëroi se do të bëjë rrafsh me tokë ishujt në rast të “përshkallëzimit të provokimeve turke”. /kp/Telegrafi/