Telegrafi

Avionët luftarakë gjermanë dhe izraelitë fluturojnë së bashku mbi Jerusalem

Forcat ajrore gjermane dhe izraelite fluturuan me avionë luftarakë mbi Jerusalem të dielën për të treguar lidhjet e tyre të ngushta përpara një stërvitjeje ushtarake më të madhe ndërkombëtare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi shënoi fillimin e stërvitjes ndërkombëtare, më i madhi që u mbajt në Izrael deri më sot.

Krahas Gjermanisë dhe Izraelit, Italia, Britania, Franca, India, Greqia dhe SHBA po marrin pjesë gjithashtu.

“Fluturimi shpreh partneritetin dhe lidhjen e fortë midis forcave ajrore dhe vendeve, si dhe angazhimin për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Përpara fluturimit, shefat e forcave ajrore gjermane dhe izraelite, Ingo Gerhartz dhe Amikam Norkin, vizituan së bashku memorialin e Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem, thuhej në deklaratë. /Telegrafi/