Pjesë e forcës ajrore amerikane në Evropë dhe Afrikë, sot në orën 14:30 do të fluturojnë mbi Shkup, me dy avionë ushtarakë të tipit B52.
Nga Ambasada Amerikane në RMV thonë se avionët do të demonstrojnë aleancën e fortë në NATO dhe se të njëjtit përfaqësojnë garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut.
“Për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s, Forcat Ajrore Amerikane gjatë ditës përveç mbi qiellin e Maqedonisë, do të kryejnë fluturime edhe mbi Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri”, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes e RMV-së.
Fotoreporterët e interesuar do të mund të ndjekin fluturimet nga Kalaja e Shkupit./Telegrafi/