Telegrafi

Avionë me “sistem zbavitje” (video)

Ky prototip ka dy mënyra aktivizimi, me telekomandë por edhe me prekje. Në këtë mënyrë, pasagjeri mund të shohë lajmet, të ndjekë stacione të ndryshme televizive me programacionin që ato ofrojnë, të luajë lojra, të navigojë në interet apo edhe të përdorë rrjetin “Facebook”.

Cilësia e trasmetimit është HD, ndërsa ky ekran të mundëson të shohësh filma edhe në teknologjinë 3D. Gjithashtu, ai mund të përdoret edhe për videokonferencë. Kompania “Panasonic” njofton se ka nisur kontaktet me agjensitë e fluturimeve për instalimin e këtyre pajisjeve. Fillimisht kjo teknologji do të vendoset në fluturimet e klasit të parë. Në videon e mëposhtme do të mund të shihni videon e projekt-idesë nga kompania “Panasonic” /Telegrafi/