Telegrafi

Aviokompanitë me humbje prej 5 miliardë dollarë gjatë këtij viti

Sipas statistikës, humbjet reale të kompanive, të llogaritura në shtator, janë në vlerë prej 5.2 miliardë dollarë, ndonëse për shkak të rënies së çmimit të naftës, humbja mund të jetë 5 miliardë dollarë.

"Kriza kronike e sektorit do të vazhdojë edhe në vitin 2009, me ç’rast do të regjistrohen humbje prej 2.5 miliardë dollarëve. Kjo është situata më e keqe gjatë 50 viteve të fundit" theksojnë nga Asociacioni i sektorit ajror.