Site icon Telegrafi

Aviokompania indiane SpiceJet suspendon dy pilotë, hanin ushqim dhe pinin kafe brenda kabinës gjatë fluturimit

Aviokompania private e Indisë, SpiceJet ka suspenduar dy pilotë, të cilëve u është gjetur kafe dhe ushqim në kabinë gjatë fluturimit.

Incidenti është zbuluar pasi u publikuan fotografi të një filxhani me kafe pa kapak të vendosur në panelin kontrollues të aeroplanit, e cila ishte bërë virale në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Në raport thuhet se aeroplani në atë kohë po fluturonte në një lartësi prej mbi 11 mijë metra, e më pas janë deklaruar autoritetet indiane që kanë paralajmëruar menaxhmentin e aviokompanisë.

Më pas edhe SpiceJet është deklaruar, dhe ka konfirmuar se ka filluar hetimet dhe se janë suspenduar dy pilotët.

“Masa disiplinorë do të ndërmerret ndaj tyre pas përfundimit të hetimeve”, është thënë nga kjo aviokompani.

Sipas ligjeve në Indi, piloti dhe ekuipazhi mund të hanë ushqim dhe të pinë pije në kabinë, por sipas rregullave strikte. Për shkak të punës, të gjitha gotat duhet të kenë kapakë dhe se duhet të vendosen në pika të caktuara dhe të shmanget derdhja e tyre.

Incidenti kishte ndodhur më 8 mars gjatë fluturimit nga New Delhi në drejtim të Guwahati.

Në fotografi shihet filxhani pa kapak me logon e kompanisë, që ishte vendosur shumë pranë timoni të aeroplanit, derisa pilotët që nuk shihen në fotografi, me sa duket ishin duke ngrënë. /Telegrafi/

Exit mobile version