Site icon Telegrafi

Avicii ndodhej në Oman për pushime

(Foto: Getty Images)

DJ suedez, Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, ishte gjetur i vdekur në Muscat të Omanit ditën e premte (20 prill).

Ai ka vdekur në moshë 28 vjeçare, ndërsa lajmin për vdekjen e kishte konfirmuar një përfaqësues i muzikantit.

(Foto: Getty Images)

Një koleg i Aviciit ka treguar se ai ndodhej në Oman për pushime dhe se e kishte vizituar për herë të parë këtë vend.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Avicii

Në ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi, ku shihet autori i këngës “Wake Me Up” duke pozuar me fansat në Muscat Hills.

“E gjitha që di është se ai ndodhej atje për pushim dhe po e vizitonte Omanin për herë të parë. Ai ka qëndruar në resort për disa ditë me miqtë e tij”

“Madje ai ka gjetur kohë që të dalë për të pozuar me fansat si unë”, ka thënë DJ Maitrai Josh për Metro.co.uk.

Maitrai ka shtuar se Avicii nuk ka folur për muzikë të re dhe se nuk i kishte dhënë këshilla për karrierën. Por, i kishte thënë se e pëlqente muzikën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version