Poliklinika Avicena, përveç ofrimit të shërbimeve të shumta me personelin dhe me teknologjinë më të avancuar dhe shtrirjes në pothuajse tërë Kosovën, edhe njëherë po e dëshmon veten me aktivitete me të cilat ua lehtëson jetë qytetarëve, duke ofruar edhe shumë lehtësira në çmime, qasje dhe shërbime për ruajtjen e shëndetit të tyre.
Me kampanjën më të re, Poliklinika Avicena jep testin Antigjen falas. Secili qytetar që bën analiza të çfarëdoshme në vlerën 15 Euro e më lart do ta përfitojë falas edhe testin Antigjen.
Kjo kampanjë i ka dy qëllime kryesore. E para është që t’u dilet në ndihmë edhe financiarisht qytetarëve, pasi që testi Antigjen është ndër më të kërkuarit, si pasojë e pandemisë me virusin COVID-19. Dhe e dyta, e më kryesorja është që nëpërmjet kësaj kampanje qytetarët e Kosovës të vetëdijesohen për ruajtjen e shëndetit të tyre, duke u kujdesur që të bëjnë analiza të rregullta në mënyrë që të parandalojnë në fazat më të hershme çfarëdo lloj sëmundjeje, e nëpërmjet kësaj kurimi i tyre do të jetë shumë i lehtë dhe me sukses.
Testi Antigjen mund të përfitohet falas në të gjitha pikat e Poliklinikës Avicena, qendra më e madhe e testimeve, pa termin dhe pa pritje në rend, brenda pak minutave, duke filluar me Prishtinën (Arbëri dhe Ulpianë); në Fushë Kosovë afër QKMF-së; te Aeroporti (tek Best Western Galla); në Pejë (afër Spitalit të Qytetit); në Prizren me tre pika të ndryshme: (Tek Spitali i Qytetit, tek Stacioni i Autobusëve dhe tek Objekti i Ish Famës, Poliklinika Nida); nē Han të Elezit (100 metra nga kufiri i Maqedonisë së Veriut; 100); dhe në Gjakovë (tek Spitali i Qytetit).
Në të gjitha këto pika mund të bëni edhe testin PCR, i pranuar për udhëtime ndërkombëtare.
Kujdesi mbi shëndetin dhe parandalimi i hershëm është çelësi i ruajtës së jetës, luftimit dhe eliminimit të sëmundjeve. Duke bërë një analizë të përgjithshme njëherë në gjashtë muaj, e quajtur “Check-UP”, të cilën me profesionalizëm e ofron Poliklinika Avicena, ju do të keni kontroll të plotë mbi trupin dhe shëndetin tuaj.
Kujdesi mbi shëndetin është primare për Poliklinikën Avicena, andaj në vazhdimësi ofrohen pako të ndryshme të analizave me çmimet më të lira. Po ashtu, Avicena ofron shumë shërbimeve në Mjekësi Familjare, Pediatri, Endokrinologji, Gjinekologji, Kardiologji, Oftalmologji, Psikologji dhe Reumatologji.
Mbi 2800 lloje analizash: biokimike, mikrobiologjike, patologjike dhe gjenetike mund t’i gjeni vetëm në Poliklinikë Avicena.
Të gjitha këto ju ofrohen nëpërmjet një ekipi të multi-specializuar mjekësor, për të cilët kujdesi parësor përqendrohet në parandalimin, menaxhimin e sëmundjeve dhe ndërhyrjet e duhura klinike.
Andaj, të fillojmë ta marrim kontrollin shëndetësor të trupit mbi duar tona, nëpërmjet shërbimeve të specializuara të Poliklinikës Avicena, e me këtë rast përfitimet janë të pallogaritshme. Nisuni tani, bëni çfarëdo analize në vlerë 15 Euro e më lart, dhe përfitoni edhe Testin Antigjen falas.
Kujdesuni për shëndetin duke vizituar Poliklinikën Avicena!