Një organizatë nga Shtetet e Bashkuara, që merret me mbrojtjen e kafshëve të fermës, ka publikuar videon ku shihet një kec i vogël problematik.
Kafsha e quajtur Ansel është shumë simpatike, por edhe shumë e bezdisshme, transmeton Telegrafi.
Prej se është adoptuar, keci ka filluar të bëjë rrëmujë, duke rrëzuar gjëra dhe ngacmuar kafshët tjera.
Të gjitha këto lojëra, përfshirë edhe momentet kur Ansel e rrezikon vetën, janë plasuar në një video në Facebook.
Meqenëse aventurat e kecit janë shumë interesante, ky filmim është parë afro katër milion herë. /Telegrafi/