Sergio Ramos nuk ka arritur të ambientohet në Francë, shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme.
Mbrojtësi spanjoll u transferua si lojtar i lirë te Paris Saint-Germain nga Real Madridi në verën e kaluar, mirëpo fati nuk e ka përcjell.
Sipas asaj që raporton Footmercato, Ramos pritet që të largohet nga skuadra parisienë me të përfunduar ky edicion dhe të niset për në Amerikë.
PSG është e gatshme t’i ndajë rrugët me mbrojtësin veteran, shkaku që nuk ka arritur të tregojë cilësitë që i kishte te Los Blancos.
Ramos ndoshta që kishte shkuar i lënduar nga Real Madidi nuk u aktivizua deri në fund të vitit të kaluar, duke ngritur që atëherë pikëpyetje për të ardhmen e tij.
Kështu, PSG në këtë verë do t’i hap derën e largimit, duke kërkuar një tjetër opsion si zëvendësues të tij. /Telegrafi/