Site icon Telegrafi

Aventura e Liridon Krasniqit në Indi ka nisur për mrekulli, dy ndeshje dhe dy fitore

Liridon Krasniqi dy muaj më parë ka kompletuar transferimin në Superligën e Indisë.

Mesfushori nga Kosova është bashkuar me skuadrën Odisha dhe tanimë ka nisur atje kampionati.

Krasniqi ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para të kampionatit me Odishan, ku skuadra e tij ka shënuar dy fitore.

Vitiasi është arkitekti i lojës së klubit të tij, pasi çdo aksion fillon nga këmbët e tij.

Odisha ndeshjen e parë e fitoi 3-1 ndaj Bengaluru, derisa takimin e dytë triumfoi 6-4 ndaj East Bengal, ku Krasniqi ishte në dy sfidat njëri nga futbollistët me notën më të lartë.

29-vjeçari ka filluar të lë gjurmë menjëherë në kampionatin e Indisë, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe në Malajzi dhe në Australi.

Kujtojmë që Krasniqi më parë ka luajtur edhe në Çeki, Gjermani e Turqi, por famën më të madhe e ka arritur në futbollin aziatik.

Falë paraqitjeve spektakolare në Malajzi, Liridon Krasniqi tanimë ka marrë shtetësinë e këtij shteti dhe luan për Kombëtaren aziatike me plot sukses.

Vlen të theksohet se Krasniqi ka qenë ndër lojtarët e parë që ishte bashkuar me Përfaqësuesen e Kosovës nga viti 2014 deri në pranimin në vitin 2016, ku pastaj padrejtësisht u injorua për mos tu ftuar më. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lPB0RNG8FtU&ab_channel=TheBoyfromtheStreet

Exit mobile version