Këto supermakina kanë motorë të ndryshëm dhe fuqi të lartë të lëvizjes, por që të dyja shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrijnë për 2.9 sekonda.
Cila do të jetë më e shpejtë në garën e shpejtësisë, atë mund ta kuptoni pas minutës 1:30 në videon e postuar më poshtë, transmeton Telegrafi.
Acura NSC me 3.5-litra V6 turbo-dyshe dhe tre motorë elektrik, prodhon deri 573 kuajfuqi. Në anën tjetër, motori i Aventador është më i fuqishëm me 6.5-litra V12, që prodhojnë 690 kuajfuqi.
Me gjithë këtë kapacitet, makina nga Lamborghini nuk ia doli ta kalojë veturën nga Acura. /Telegrafi/