Telegrafi

Aventador me elemente të Huracan Performante, kapet gjatë fazës së testimit (Foto)

Reporterët që merren me makina të reja, besojnë se e kanë parë nga afër një Lamborghini që është krijuar duke u bazur në dy modele të ndryshme.

Megjithëse ngjanë shumë me një Aventador, pjesa e poshtme e grillit, përfundime anësore dhe të pasme, i ka sikur modeli Huracan Performante, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga të dy super-veturat, e ka edhe një krah si të peshkaqenit në pjesën e pasme, duke bërë të mendohet se është shumë i shpejtë.

Zyrtarë nga prodhuesi italian Lamborghini, nuk kanë pohuar pretendimet, vetëm se kanë pranuar që janë duke punuar në një veturë me elemente të përziera. /Telegrafi/