Telegrafi

Avdyli: Veprimi i Teuta Rugovës i pajustifikueshëm (Video)

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka kritikuar bashkëpartiaken e tij, Teuta Rugava, pasi kjo e fundit ishte prezente në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e të cilën e bojkotoi opozita.

Avdyli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se veprimi i Teuta Rugovës ishte në kundërshtim me vendimin e LDK-së.

“Normalisht ne nuk kemi kontroll ndaj deputetëve, por mendoj se është një veprim i pajustifikueshëm dhe një veprim i pakoordinuar me LDK-në”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Avdyli ka thënë se LDK ka grupin dhe veprimet e këtij subjekti sot janë prezantuar vetëm nga Avdullah Hoti.

“LDK e ka kryetarin e grupit parlamentar, e ka kryesinë e saj, dhe të gjitha veprimet e marra si ajo që sot i ka paraqitur Avdullah Hoti janë qëndrime të LDK-së”.

Deputeti nga Prizreni ka thënë se në LDK mendimet ndryshe respektohen, por kur ato nuk janë në harmoni me strategjinë politike, janë të papranueshme.

“Ne në parti si çdo parti tjetër mund të ketë deputetë me mendime ndryshe, dhe në LDK mendimi ndryshe respektohet mjaft mirë, por kur mendimet nuk janë në harmoni me strategjinë tonë politike, ne nuk mund t’i përkrahim”, deklaroi Haxhi Avdyli./Telegrafi/