Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar ashpër pas deklaratës së deputetit Mërgim Lushtaku, se pushteti për inate politike po ia ndal ujin Drenicës.
Avdyli ka thënë se është e papranueshme që në Kuvend të ketë gjuhë përçarëse mes qyteteve, transmeton Telegrafi.
“Është e papranueshme që në Kuvend të kemi një retorike përçarëse mes qyteteve. Ne jemi shumë vend i vogël që të përçahemi me krahina, secilit ndodhë që nuk i kanë kaluar projektet. Është p.sh rajoni i Hasit që ka probleme me rrymë që ka probleme më rrugë, po tash nuk është vendi që ne të deklarojmë se po i bëhet e padrejtë se kanë kontribuar në luftë”, theksoi ai në Kuvend.
Tutje, Avdyli ka thënë se jo vetëm në Drenicë ka pasur viktima, por në gjithë Kosovën.
“Gjuha që u fol sot këtu, ku u përmend edhe Millosheviqi sikur ne jemi kundër luftës kundër viktimave është e papranueshme, edhe është turp për ata që thonë turp për neve. Nuk është vetëm Drenica që ka pasur viktima, çdo kund në Kosovë ka pasur viktima”, tha mes tjerash ai. /Telegrafi/