Telegrafi

Avdyli ironizon me prioritetet e AAK-së për qeverisjen me LDK-në

Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili kishte votuar kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ka ironizuar me prioritetet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për qeverisjen me LDK-në.

Avdyli ka thënë se AAK nuk ka asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar, që sipas tij nuk kanë diskutuar fare, transmeton Telegrafi.

“Prioritetet e AAK-së për qeverisjen me LDK-në:
– asnjë fjalë për taksën 100%, e reciprocitetin.
– 3 autostrada, mundësisht kah livadhet e veta.
– Ripërsëritja e premtimit për korrigjim te demarkacionit qe e votuan vetë.

Asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar e cila si duket s’është diskutuar fare.

Asnjë fjalë për luftimin e pandemisë e shëndetësinë.
Asnjë fjalë për krizën ekonomike,as për punësim, e zhvillim ekonomik. E në fund do sllogane bajate”, ka shkruar Avdyli.

Lexo po ashtu Haradinaj numëron kushtet e AAK-së për të hyrë në koalicion me LDK-në

Ndryshe, sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim, ku janë pajtuar që të formojnë Qeverinë së bashku./Telegrafi/