Ilir Avdyli, portieri i Ferizajt mendon se humbja në shtëpi nga Prishtina e ka lënë shumë mbrapa skuadrën e tij në luftë për titull.
“Mendoj se kjo humbje na ka lënë shumë mbrapa Llamkosit në renditje, sepse ata kanë në tre ndeshjet e fundit dy prej tyre luajnë brenda kurse ne jashtë dhe janë paksu gjasat maksimalisht”, tha ai për Sporti 1.
Ai mendon se skuadra vushtrriase, Llamkos Kosova është në përparësi.
“Llamkosi njihet si skuadër e fort brenda fushës së vet dhe ka një tifozëri e cila i përkrah është lojtari i 12-të i tyre .Ne do te ushtrojmë të luajmë lojën tonë që e shpalosim në çdo ndeshje nuk e kemi patjetër të fitojmë ne deshirojmë lojën e bukur me aksione të rrjedhshme”.
Një aktor tjetër ai përmend orarin e ngjeshur dhe kushtet jo të favorshme për punë. “Koha e shkurt është të merkurën luajtëm me Prishtinën dhe tani menjëherë kemi derbi tjetër jashtë zakonisht vështirë për tu përgadit maksimalisht sepse rrethanat në futbollin tonë janë asisoj që skuadrat nuk kanë kushte shumë të mira për ti përballuar ndeshjet e forta një pas një”.
Avdyli ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në futboll. “Nuk kam vendosur ende rreth qëndrimit tim apo jo në Ferizaj është herët edhe një muaj deri te përfundimi i kampionatit kështu që mendoj vetëm në ndeshjet e mbetura që të prezantohemi sa me mirë dhe pastaj do mendoj rreth të ardhmes”. /Sporti1/Telegrafi/