Telegrafi

Avdyli flet për prioritet dhe reformat në Shëndetësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli në një intervistë dhënë për Telegrafin ka folur prioritet në shëndetësi si dhe reformat e saj.

Avdyli ka thënë se prioritet kryesorë në shëndetësi është rritja e buxhetit.

“Prioritet kryesore në shëndetësi është rritja e buxhetit në shëndetësi e cila duhet të reflektoj për rritjen e sistemit shëndetësorë”, ka thënë ai.

Sipas tij, përkundër faktit që u rrit buxheti për furnizim me barna, nëpër spitale siç tha ai ka furnizim më të dobët të barnave, pasi për këtë dëshmitarë janë pacientët.


Deputeti Haxhi Avdyli gjatë intervistës me gazetarin Muhamet Hajrullahu

“Të investohet dhe tek resurset humane, që mos të na ikin mjekët. Sigurimet shëndetësore i kontraktojnë mjekët. Kemi mjek që i kanë 400 operacione e kemi mjek që i bën vetëm 4 operacione”, u shpreh Avdyli.

Lexo po ashtu Avdyli: Ligji për Sigurime Shëndetësore, nuk do të bëhet as në vitin 2020 (Video)

Avdyli po ashtu foli edhe aprovimin e Ligjit të Pagave, nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Avdyli ka thënë se ky ligj ka krijuar pabarazi shumë të mëdha.

Lexo po ashtu Avdyli: Shëndetësia në kolaps, Ismaili obsesion LDK-në (Video)

“Ligji për paga i cili është aprovuar po shihet çdo ditë dhe më shumë që ka krijuar pabarazi të mëdha. Ne e kemi pa qeverisjen Haradinaj, si e bëri rritjen e pagës së vet, duke mos e ditur që do të ju rritet edhe gjyqësorit dhe prokurorëve”, theksoi deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. /Telegrafi/