Site icon Telegrafi

Avdullah Kolgeci, 83-vjeçari që mban mend gjithë librin ‘’Lahuta e Malsisë’’

Lahuta e Malcís konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi ta shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.

“Lahuta e Malësisë”, me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues “Iliada” shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit.

E këtë libër, me plotë 30 këngët, është një 83 vjeçar që e mban mend të gjithin. Është libri i tij i preferuar, dhe e ri përsërit sa herë që të ketë kohë.

Avdullah Kolgeci është i pasionuar pas librave, ai ende lexon me shumë dashuri libra të shumtë, mirëpo ato që i pëlqejnë më shumë janë me motive kombëtare.

“Kam pasur shumë libra duke filluar nga Gjergj Fishta. Kam pasur libra për Lidhjen e Prizrenit dhe gjithë proceset që kanë ndodhur”, tregon Avdullah Kolgeci për RTV Dukagjinin, përcjell Ttelegrafi.

Ai futet aq shumë në leximin e tyre, sa që tregon ngjarjet sikur të kishte qenë pjesëmarrës, kur është shkruar.

“Kam mundur t’i shpëtoj disa libra pasi shumica janë djegur. Odën që e kam pasur ka mundur të pranojë shumë mysafirë, por regjimi i Millosheviqit na kalli e ka shkatërroi gjithçka”, deklaron për RTV Dukagjinin, Avdullah Kolgeci.

Si i ri të gjithë parat që ka pasur i ka shpenzuar në libra. Ka pasur një minibibliotekë në odën e tij para luftës.

Me buzëqeshje në fytyrë duke na përshëndetur, na reciton dhe një varg nga lahuta, dhe na thotë ‘’Libri, miku ynë më i mirë’’, mos e harroni!/RTV Dukagjini/Telegrafi/

 

Exit mobile version