Telegrafi

Avdijaj vazhdon me gola në Holandë, i siguron një pikë skuadrës së tij

Donis Avdijaj ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin holandez.

Ylli i Kosovës ka gjetur golin edhe në javën e nëntë në Eredivisie me skuadrën e tij Willem II.

22-vjeçari ka zbritur nga minuta e parë në fushë si gjithnjë për Willem II, në duel me NAC Breda.

Në minutën e 42-të, Avdijaj shënoi golin e dytë për ekipin e tij pasi u shërbye bukur në zonë nga Dankerlui.

Willem II edhe pse kishte epërsinë 2-1, në fund nuk arriti më shumë se një barazim 2-2.

Për Avdijajn ky ishte goli i katërt në elitën e futbollit holandez këtë edicion, derisa ka bërë edhe dy asistime.

Në javën e ardhshme, Avdijaj me skuadrën e tij luajnë në shtëpi përballë Utrechtit. /Telegrafi/