Site icon Telegrafi

Avdijaj ua mëson shqiponjën yjeve të Schalkes (Foto)

Donis Avdijaj pret nga dita në ditë që të marrë ftesën e tij të parë nga kombëtarja shqiptare e futbollit, për të cilën ai dëshiron të luajë.

Por ndërkohë, sulmuesi i talentuar po kalon kohën duke u mësuar shokëve të tij të skuadrës si të bëjnë “shqiponjën” nëse shënojnë.

Në mediat gjermane dhe ato zvicerane është publikuar një foto e Avdijajt përkrah shokëve të tij të skuadrës te Schalke, Breel Embolo, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Bernard Tekpetey, duke bërë prova.

Lexo po ashtu Avdijaj përsërit dëshirën për të luajtur në Euro 2016

Më i “përgatituri”, përveç Avdijajt, ishte Embolo, ish-futbollisti i Baselit, i mësuar me shqiptarët e shumtë që kishte pasur shokë skuadre dhe që festimin me shqiponjë e kishin kthyer në një gjest të zakonshëm.

 

Exit mobile version