Donis Avdijaj nuk ka të ardhme tek skuadra e parë e Schalke 04.
Sulmuesi kosovar kishte pasur probleme me klubin, pasi sjelljet e tij ishin të pa pranueshme për bardh e kaltërtit.
Avdijaj mund të luaj vetëm për skuadrën e dytë të Schalke 04, që bënë gara në kategorinë e pestë gjermane.
Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Schalke 04, Domenico Tedesco.
“Ai duhet të luaj, por nuk besoj që ka shpresuar se këtë edicion do të luaj në kategorinë e pestë”.
“Kthimi në ekipin e parë për të nuk është i mundur, kështu që opsioni më i mirë për të është që të gjejë një klub të ri”, është shprehur Tedesco.
21-vjeçari ka kontratë me Schalken deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/