Talenti i madh shqiptar, Donis Avdijaj, edhe në fazën përgatitore po vazhdon me gola.
Ai ka shënuar gol për Schalken në miqësoren që po e zhvillon ndaj skuadrës belge Oostende.
Sulmuesi i Kosovës barazoi rezultatin në minutën e 41-të në 1:1.
Ai shënoi gol pas një aksioni të bukur të klubit gjerman.
Avdijaj vlerësohet si ndër talentet më të mëdhenj nga Schalke, që i ka vënë klauzolë për shitje rreth 50 milionë euro.
Ai ka shëuar edhe në Bundesliga golin e parë. /Telegrafi/