Telegrafi

Avdijaj në mesin e më të mirëve (Foto)

SEEKIRCHEN,AUSTRIA,22.SEP.15 - SOCCER - OEFB Samsung Cup, SV Seekirchen vs SK Sturm Graz. Image shows the rejoicing of Donis Avdijaj (Sturm). Photo: GEPA pictures/ Mathias Mandl

Donis Avdijaj është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në fundjavë me skuadrën e tij Sturm Graz ku shënuan fitore si mysafirë te Gordig me rezultat 3-1.

Donisi ishte padyshim më i miri në fushë duke shënuar golin e barazimi dhe duke dhuruar dy asistime në fund të ndeshjes për fitoren e madhe të Sturmit.

Ai është vlerësuar me notën tetë nga mediat austriake dhe ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës.

Ditë më parë sulmuesi nga Istogu konfirmoi se do të luajë për Shqipërinë në rast se është në planet e trajnerit italian Gianni De Biasi. /Telegrafi/