Sulmuesi kosovar, Albion Avdijaj po luan ndeshjet e fundit me Vaduzin.
Ish-anëtari i Grasshopperit dhe Wolfsburg II, ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me skuadrën e tij.
Mediat zvicerane kanë raportuar se Vaduzi mund të mbetet pa shtatë lojtarë titullar në verë të cilëve iu skadojnë kontratat.
Gjakovari pritet të mbetet lojtar i lirë, por në Zvicër janë të sigurt se ai do të mbetet pjesë e Superligës pasi ka interesime nga skuadrat elitare për të.
23-vjeçari është pjesë e Vaduzit që nga viti 2015 kur u transferua nga skuadra gjermane Wolfsburg II.
Përpos Wolfsburgut e Grasshopperit, Avdijaj ka luajtur edhe për të rinjtë e Hoffenheim. /Telegrafi/