Site icon Telegrafi

Avdijaj kacafytet me futbollistin serb Vranjes në fundin e ndeshjes AEK-Trabzonspor

Trabzonspori ka arritur ta mposhti me rezultatin 3-1 AEK-un e Athinës në shtëpinë e kësaj të fundit, në përballjen e vlefshme për Ligën e Evropës.

Heroi i kësaj ndeshje ishte një mër i njohur në futbollin shqiptar, ish-sulmuesi i Partizanit të Tiranës, Kaleb Ekuban, që shënoi het-trik.

Kjo humbje nuk u prit mirë nga disa futbollistë vendas, ku nuk nuk mungoi as tensioni.

Protagonist ishte shqiptari i Kosovës, Dionis Avdijaj, që ishte futur në lojë në pjesën e dytë.

Ai pati një kacafytje me futbollistin boshnjak me origjinë serbe, Ognjen Vranjes.

https://twitter.com/golazoTS/status/1164627688260362246

Ky i fundit shkaku i nacionalizmave ka pasur probleme edhe në të shkuarë, sidomos me bosnjakët dhe kroatët.  /Telegrafi/

Exit mobile version