Telegrafi

Avdijaj i bën të gjitha, shënon gol, bie në sexhde dhe ndëshkohet me të kuq (Video)

Sulmuesi i talentuar shqiptar është futur në formë mjaftë të mirë duke shënuar rregullisht në kampionatin helvetik.

Në ndeshjen mes Zurichut dhe Vaduzit, Ablioni ka qenë vendimtar për pikën e fituar të skuadrës së tij Vaduz.

Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, ndërsa Avdijaj shënoi gol në minutën e 69-të.

Vetëm katër minuta pasi shënoi golin, sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh dhe u përjashtua nga ndeshja.

Ky ishte goli i dytë për Albionin në dy javët e fundit në elitën e futbollit zviceran. /Telegrafi/