Sulmuesi i talentuar shqiptar është futur në formë mjaftë të mirë duke shënuar rregullisht në kampionatin helvetik.
Në ndeshjen mes Zurichut dhe Vaduzit, Ablioni ka qenë vendimtar për pikën e fituar të skuadrës së tij Vaduz.
Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, ndërsa Avdijaj shënoi gol në minutën e 69-të.
Vetëm katër minuta pasi shënoi golin, sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh dhe u përjashtua nga ndeshja.
Ky ishte goli i dytë për Albionin në dy javët e fundit në elitën e futbollit zviceran. /Telegrafi/