Telegrafi

Avdijaj fillon stërvitjet me Grasshopperin (Foto)

Sulmuesi kosovar, Albion Avdijaj është rikthyer në Grasshopper.

Pasi së fundmi u aktivizua tek Vaduzi, Avdijaj mbeti futbollistë i lirë për të nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin bardh e kaltër.

23-vjeçari është prezantuar dhe ka zgjedhur fanellën me numër 31 që do ta bartë për edicionin e ri.

Gjakovari ka filluar edhe stërvitjet me skuadrën bardh e kaltër e cila i ka uruar mirëseardhje.

Ish-anëtari i Wolfsburgut dhe Hoffenheimit është shprehur se është i kënaqur që është rikthyer përsëri në shtëpinë e tij.

Ai pritet të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës së madhe zvicerane për edicionin e ardhshëm.

Tani pasi luan në një skuadër të madhe në Zvicër, pritet që Avdijaj të marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës. /Telegrafi/