Dionis Avdijaj është një futbollist shumë i talentuar, por edhe shumë i pafat.
Talenti shqiptar i Schalkes, i kthyer këtë verë në Gjermani pas një periudhe huazimi në Austri, te Sturmi i Grazit, ka pësuar një dëmtim të rëndë.
Në Kinë me Schalken në turne miqësor, aty ku pritej të gjente hapësirë për të treguar se e meriton të qëndrojë te klubi i Bundesligës, Avdijaj ka pësuar një dëmtim të rëndë në meniskun e gjurit të djathtë dhe është kthyer urgjentisht në Gjermani, për të shkuar në Mynih, ku do të kryejë kontrolle të detajuara, para se të vendoset për operacionin, transmeton zeri.
Ky dëmtim i prish shumë punë Avdijajt, që shpresonte të konfirmohej te Schalke dhe të tregonte se e meriton klauzolën prej 49 milionë eurosh për prishjen e kontratës së tij.
Tani do të nevojitet një periudhë e gjatë riaftësimi dhe ndoshta më pas një tjetër huazim për të marrë veten fizikisht.